×
  • Lajme
  • Lajme

    VV i kundërpërgjigjet Sejdi Hoxhës të PDK-së: Ti ke përfituar mijëra euro nga Posta e Kosovës

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 20:43

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxhën, se ka përfituar mijëra euro duke qenë në pozitën e Kryeshefit Ekzekuti të Postës së Kosovës.


    Kryeziu ka reaguar pas akuzave të Hoxhës se Vetëvendosje është fajtore për gjendjen në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Në vitin 2017 dhe 2018, z.Hoxha i ka kushtuar Postës 50 mijë e 309 euro, respektivisht 40 mijë e 438 euro (paga, bonuse, mëditje, shpenzime të telefonit, derivateve dhe reprezentacionit). Pra, rreth 4 mijë euro në muaj. Teksa, sipas raportit të auditorit të vitit 2018 Posta e Kosovës vazhdonte të operonte me humbje milionëshe, dhe për çdo vit kërkonte mbështetje financiare për pagat e punëtorëve, kryeshefi i kësaj kompanie, z.Hoxha, vetëm për shpenzime telefoni në vitin 2017 kishte harxhuar plot 8 mijë e 143 euro.”, ka shkruar Kryeziu.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së dhe deri para një viti Kryeshef Ekzekutiv i Postës së Kosovës, e cila deri në vitin 2011 ishte një me Telekomin, paska sulmuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! përmes një konference për shtyp për gjendjen e krijuar në Telekom.

    Pra, ai që duke qenë PDK u bë Kryeshef në një ndërmarrje publike nga viti 2012-2019 vetëm për t’u rikthyer më pas sërish në origjinë si deputet i PDK-së, qenka shqetësuar tash për Telekomin.

    Ky deputet që po ja don “të mirën” Telekomit e po e sulmon LVV-në, ka përfituar mijëra euro duke qenë në krye të Postës e cila operonte me humbje milionëshe nën drejtimin e tij, përderisa LVV organizonte tryeza, interpelanca, e seanca të jashtëzakonshme në kundërshtim të shkatërrimit të Postës dhe Telekomit.

    Në vitin 2017 dhe 2018, z.Hoxha i ka kushtuar Postës 50 mijë e 309 euro, respektivisht 40 mijë e 438 euro (paga, bonuse, mëditje, shpenzime të telefonit, derivateve dhe reprezentacionit). Pra, rreth 4 mijë euro në muaj. Teksa, sipas raportit të auditorit të vitit 2018 Posta e Kosovës vazhdonte të operonte me humbje milionëshe, dhe për çdo vit kërkonte mbështetje financiare për pagat e punëtorëve, kryeshefi i kësaj kompanie, z.Hoxha, vetëm për shpenzime telefoni në vitin 2017 kishte harxhuar plot 8 mijë e 143 euro.

    Këta persona që kanë vjelur ndërmarrjet publike e që jo rastësisht vijnë nga partia e cila është përgjegjësja më e madhe e shkatërrimit ekonomik e dëmtimit të ndërmarrjeve publike, po na shfaqen kinse të shqetësuar për to. Duket që z.Hoxha sot paska vendosur të hedhë mjegull, por shifrat janë të qarta.

    https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/157027619254727

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!