×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja pret Kamberin në takim, thotë se do të mbështesë subjektet politike shqiptare në Luginë

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 20:43

    Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, bashkë me Ardita Sinanin, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, si dhe Këshilltarin e zv.Kryeministrit Bislimi, Ragmi Mustafi dhe Sekretarin Organizativ të PVD-së, Rahim Salihi.

    Për këtë takim ka shkruar sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama.

    Në njoftim theksohet se LVV “mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare.

    “Shfrytëzuam rastin t’i urojmë fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhje të fundit në Serbi platformës politike ‘’Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”. Falë besimit të madh qytetar e rezultatit të paparë ndonjëherë shqiptarët e Luginës vazhdojnë të kenë një përfaqësues të denj që përfaqëson vërtetësisht interesat e shqiptarëve të Luginës”.

    “Pas zgjedhjeve të përgjithshme atje, brenda pak kohësh Lugina do t’i nënshtrohet edhe procesit të zgjedhjeve lokale për çka i uruam, po ashtu sukese të radhës e punë të mbarë në procesin elektoral. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare dhe avokojnë të drejtat e komunitetit shqiptar kudo”, thuhet në postimin e Ramës në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!