×
  • Lajme
  • Lajme / Rritja e pagave

    VV-ja sulmon PDK-në pasi Bedri Hamza premtoi rritje të pagave për 50%

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 13:50

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi të bërë në Facebook ka sulmuar Partinë Demokratike të Kosovës pas deklaratës së kandidatit për kryeministër nga radhët e kësaj partie se në qeverisjen e tij pagat do të rriten për 50 për qind, shkruqan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ky reagim i VV-së vjen vetëm një ditë pasi Bedri Hamza i PDK-së kishte bërë këtë deklaratë në Koventën e partisë së tij.

    Ani pse VV s’ka etiketuar Hamzën në postimin e bërë në Facebook, por i janë referuar si “Klubi i stërvjetruar politik”.

    Sipas VV-së, për dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje, por i realizoi ato.

    Postimi i plotë:

    Klubi i Stërvjetruar Politik flet sërish për rritje të pagave. Por, kjo nuk është diçka e re nga ta.

    Por çfarë bënë ata sa ishin në pushtet?

    Për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin rritën pagat për 100%, sepse aty kishin interes. Ndërkohë, shërbyesve civil, për të cilët gjithmonë premtonin, u rritën pagat vetëm 4%.

    Në dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje të pagave, por i realizoi ato, duke krijuar një kornizë ligjore për paga, koeficientë për secilin pozicion, dhe duke zvogëluar hendekun mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Rritja e pagave tani lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit: sa më shumë të rritet ekonomia, aq më shumë rriten pagat.

    Gjithashtu, Qeveria u kujdes që të gjitha kategoritë të përfitojnë, veçanërisht mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit, ushtarët dhe pensionistët. Krahas kësaj, u implementua një program i gjerë social që përfshin rritje të pensioneve, shtesa për nënat leona, për fëmijë dhe forma të tjera subvencionesh që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!