Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit Etem Arifi të një rëndësie të jashtëzakonshme.
Sipas tij deputetët e zgjedhur në mënyre të kundërligjshme legjitimojnë krimin dhe kriminelët në Kuvend.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend. Shitblerja e votës përveç se me favore e të mira publike do të bëhet e zakonshme edhe me paratë e krimit. Kjo s’duhet lejuar dhe s’guxon të ndodhë”, ka shkruar ajo në në Facebook.
Ajo ka shtuar se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute.
“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcakton qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute, dhe tutje e ndalon shprehimisht kandidimin për t’u zgjedhur deputet një shtetasi të Kosovës nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një veprim të prerë në tre vitet e fundit. Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja, çkapje të institucioneve e rregullim politik dhe njëkohësisht dhe për rregullim të gjendjes juridike”, ka deklaruar Nagavci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.