Lëvizje Vetëvendosje ka publikuar raportin e Bankës Botërore, ku parashikohet përshpejtim i rritjes ekonomike për vitin 2025 në mënyrë që rajoni, ku përfshihet Kosova, të arrijë normat mesatare të regjistruara para pandemisë, shkruan Reporteri.net.
Në postimin e VV-së të bërë në Facebook, thuhet se Kosova është me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, thotë raporti dyvjeçar i Bankës Botërore që u publikua sot”, thuhet në postimin e VV-së.
Sipas Bankës Botërore, aktiviteti ekonomik në Ballkanin Perëndimor pritet të rritet këtë vit në 3.2 për qind, që është 0.2 pikë përqindje më shumë sesa parashikonte Banka Botërore në raportin e mëparshëm, dhe më pas rritje në 3.5 për qind në vitin 2025.
Për të kapërcyer hendekun në aspektin e zhvillimit që e ndan nga Bashkimi Evropian dhe për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve, ky rajon duhet të vazhdojë zbatimin e reformave, ka thënë BB-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.