×
  • Lajme
  • Lajme

    VV reagon sërish për inspektorin e arrestuar: Sa ishim në pushtet në Prishtinë, askush nuk bënte korrupsion

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 13:54

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas aksionit të zhvilluar sot nga PDK lidhur me aferën korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës.


    Arlind Manxhuka nga Vetëvendosje ka përsëritur se inspektori i kapur me ryshfet nuk është anëtar i VV-së prej vitesh.

    Manxhuka thotë se kur Vetëvendosje ishte në Prishtinë askush nuk bënte korrupsion.

    “1. Inspektori nuk është anëtar i LV-së prej vitesh.
    2. Kur ishte LV në Prishtinë jo vetëm të LV-së por askush nuk bënte korrupsion.
    3. Ai aktualisht është punëtor i Komunës, atje është adresa.
    4. PDK dëshiron që edhe një anëtar që s’është anëtar ta shndërrojë në fenomen të partisë.
    5. Edhe po të ishte anëtar i LV-së, nuk mundet një subjekt autor i PRONTO AFERËS e kapjes së shtetit të na tregojë mbi ryshfetin, shkruan ai.

    Kujtojmë, se Reporteri ishte media e parë e cila raportoi se inspektori i ndërtimit në Komunën e Prishtinës është kapur në flagrancë nga policia me 12 mijë euro ryshfet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!