×
  • Lajme
  • Lajme

    VV rrit dukshëm epërsinë ndaj LDK-së – kjo është renditja aktuale e partive sipas KQZ-së

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 22:35

    Lëvizja Vetëvendosje ka rritur në mbi 3 mijë e 700 vota epërsinë ndaj LDK-së, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pas numërimit të mbi 70 përqind të votave në gjithë Kosovën.


    Pas numërimit të 558 mijë e 899 votave, VV-ja vazhdon të jetë e para, duke u rritur në përqindje në 26.03%. Pasuar nga LDK-ja më 25.35%, apo 3792‬ vota më pak se sa partia e Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    E treta qëndron PDK-ja, me rënie në përqindje në 21.62. Rënie po pëson edhe AAK-ja pas numërimit të 70.16% të votave. Partia e Ramush Haradinajt aktualisht është në 11.74%.

    Sipas rezultateve të tanishme, edhe NISMA-AKR është duke shënuar rënie në përqindje, duke rezultuar 5,16%. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!