Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë arsyetuar shtrëngimin e duarve që kryeministri Albin Kurti bëri sonte me presidentin Hashim Thaçin me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë.
Arbërie Nagavci nga VV ka thënë se shtrëngimi i duarve “nuk është pajtim për gjithçka e me këdo”, kjo pas kritikave që ju bën nga ish-shokët e idealit, por jo vetëm.
Ndërsa sot zyrtarët e VV-së arsyetojnë “shefin” e tyre, vite më parë Albulena Haxhiu tani ministre e Drejtësisë kishte kritikuar ashpër Shpend Ahmetin pse ia kishte zgjatur dorën Thaçit ku ishin bashkë në një ndeshje basketbolli.
Haxhiu më 13 maj të 2016-tës kishte shkruar se “Shpendi është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit”, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.