×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhabir Zharku ia largon një biznesi në Ferizaj foton e Titos që e mbante në lokal

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 10:18

    Ish-kryetari i Kaçanikut, dhe ish-komandanti i UÇK-së, Xhabir Zharku, ka treguar një rast që i ka ndodhë së fundmi gjatë një vizite pune që ka bërë në një biznes në fshatin Bibaj të Ferizajt.


    Ai ka thënë se ka vërejtur që një biznes në këtë fshat mbante fotografinë e Titos e punuar në një pllakë metali, një ish krimineli të Jugosllavë i cili ka vrarë persekutuar e dëbuar qindra mijra atëdhetarë e familje ndër shekuj.

    Por Zharku thotë se ajo që e preku më rëndë ishte se përballë fotos së Titos ishte vendosur edhe një bust i drurit i kryekomandantit të UÇK- së “Adem Jashari”.

    Zharku thotë se ai ka larguar foton e Titos nga ai vend, siç pohon që mos t’i bën karshillik kryekomandatit Adem Jashari.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Miqë të nderuar, jam i detyruar të ndajë me ju sot, një ngjarje ankthi e trishtimi që më ndodhi mua sot, një ankth e shqetsim që me ktheu në vitin 1981, për një gjë të tillë si i ri 17 vjeqar, jam përndjekur e dënuar në vitin 1982 plot dy vjet burg.

    Sot me nipin tim Selim Nuha, shkuam për furnizim me bateri të veturës në fshatin Bibaj komuna e Ferizaj, me një ndërmarrje e cila merret me Goma e Bateri Veturash.

    Deri sa po marrë informacione për çmimet, aty para zyrës e kësaj ndërmarrje shoh fotografinë e Titos e punuar në një pllakë metali, një ish kriminieli të Jugosllavë i cili ka vrarë persekutuar e dëbuar qindra mijra atëdhetarë e familje ndër shekuj.

    Ajo që më preku rëndë ishte së përballë kësaj foto të këtij mostrumi ishte vendosur edhe një bust i drurit i kryekomandantit të UÇK- së “Adem Jashari”.

    U tmerrova para Komandantit legjendarë, duke e ditur se sistemi i kësaj fundrrine Tito e kishte përndjekur babën e Komandantit bacën Shaban.

    Të nderuar, akoma spo mundem të besoj që në Kosovën e lirë, në Kosovën e Adem Jasharit të mbanë fotografinë e Titos përpallë kryekomandantit “Adem Jashari”, ishte moment i cili më shtangu, në atë rast nipi im Selimi, luftëtarë i Brigades 162 “Agim Bajrami” ka reaguar duke e kapur atë fatografi dhe hudhur për tokë.

    20 vite pas lufte, pas më shumë gjysmë shekulli vuajtje nga ky njëri të mbash në Kosovë fotografinë e tijë është më shumë se çmenduri e turp. Këtë njëri sot e mohojnë vetë Kroatet e Sllovenet, sepse i shërbeu një sistemi të Jugosllavisë Komuniste e shoveniste.

    Ndjehem i trishtuar sot, më dhemb shpirti për gjakun e Dëshmorëve, plagët e Invalidëve he luftën e Luftëtarëve të UÇK-së, që sot dikush që ka nostalgji të na provokon dhe të na fyen gadishmërinë, guximin dhe krenarin tonë kombëtare.

    Unë sot bashk me nipin tim bashkluftëtarë mundem të bëjmë vetem kaqë. Larguam kryekriminielin, kryekomunisitin Jugosllav që mos ti bën karshillik kryekomandatit Adem Jashari. Uroj që askush mos të perjetoj ngjarje të tilla.

    Na Fal Komandant se smundëm me bo ma shumë!

    Me respekt

    I juaji, Xhabir Zharku

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!