Ish-asamblisti në Komunën e Drenasit, Xhavit Drenori, nuk ka ngrënë sonte iftarin me familjen e tij, por me një shok nga Siria.
Drenori i njohur për vite si një opozitar i fuqishëm në Drenas, ka treguar se shoku i tij sirian quhet Ahmed ka një histori të dhimbshme. Ai tregon se Ahmedi si një refugjat sirian i ikur nga vatrat e luftës në Siri, në muajin janar ishte rrëzuar nga një urë me lartësi 15 metra dhe më pas po luftonte mes jetës dhe vdekjes, shkruan Reporteri.net.
Drenori tregon se për 2 muaj nuk ka mundur të lëviz, por ai tashmë ka filluar të ec dhe po forcohet dita ditës.
Postimi i Drenorit:
Zgjodha me ba sonte iftar me një shok nga Siria.
Ai quhet Ahmed dhe është 23 vjeqar, refugjat i ikur nga vatrat e luftës në Siri.
Fati i keq e kishte përcjellur Ahmedin në muajin janar duke u rrëzuar nga një urë me lartësi 15 metra dhe më pas po luftonte mes jetës dhe vdekjes.
(Historia e rrëzimit nga ura: https://www.gazetaexpress.com/hyri-ilegalisht-ne-kosove-si…/).
Falë ndihmës së madhe të stafit mjeksor në QKUK, sot ky djal i ri i është kthyer jetës dhe ka gjetur forcë edhe për të agjëruar.
Për shkak të shumë frakturave, Ahmedi qendroj 2 muaj në shtrat, pa mundësi levizje. Falë përkujdesit të stafit mjekësor e sidomos disa infermierëve, Ahmedi ka filluar të ecë dhe po forcohet dita ditës.
Një falenderim i veçant edhe për njerëzit e vullnetit të mirë që mungesën e familjes dhe të afërmëve në spital ia kompenzojnë sado pak, Fitimi, Shpetimi, avokati Arianit Koci dhe disa tjerë që emrat nuk ua dij.
https://www.facebook.com/xhavit.drenori/posts/10157551122963772