×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti dështoi për herë të parë nga paslufta të bëhet deputet, kaq vota mori

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 21:37

    Xhavit Haliti nga paslufta ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por në zgjedhjet e 6 tetorit ka dështuar të marrë votat e nevojshme për t’u bërë deputet.


    Reporteri.net ka siguruar se Haliti ka marrë 8.252 dhe renditet i 19-ti me më së shumti vota nga burrat e PDK-së.

    Edhe nëse Kadri Veseli lëshon pozitën e deputetit, Haliti përsëri nuk mund të bëhet pjesë e Kuvendit.

    Para tij në listë të pritjes janë Fadil Nura me 8.941 vota dhe Ilir Kurtishi me 8.516 vota.

    Kujtojmë se Haliti edhe në legjislaturën e fundit ka qenë nënkryetar i Kuvendit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!