Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti gjatë ditës së sotme është gjobitur nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave anti-covid.
Haliti e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook gjobën që moti sot nga policia.
“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një xhobë nga Policia e Kosovës”, ka shkruar ai.
Haliti i ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos dalin pa maska mbrojtëse.
“I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.