×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti për raportimet se u ftua nga Specialja: Hajt, tung!

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 16:58

    Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë i ka dërguar ftesë ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Halitit, raporton një portal vendor.


    Burime të portalit ‘Sinjali’ kanë bërë të ditur se Xhavit Haliti është ftuar për intervistë, por që ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nuk dëshiron ta bëjë publike ftesën e tij.

    Në raportim thuhet se Sinjali ka provuar të kontaktoj me Halitin, por ai nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

    I pyetur nëse është ftuar nga Gjykata Speciale ai ka thënë vetëm “Hajt Tung” dhe e ka mbyllur telefonin.

    Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!