×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti thotë se Kurti është në një hotel në Kanë të Francës

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 13:22

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve, kur rreth 2 mijë qytetarë u helmuan në Deçan.


    Haliti në seancën e sotme të Kuvendit thotë se Kurti nga pushimet në Athinë të Greqisë dje ka fluturuar në Nicë të Francës.

    Ai thotë se Kurti është vendosur në një hotel, ku do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Kana.

    “Unë mendoj që kryeministri ka drejt me pushu, ka drejtë me pushu edhe Presidenti. Por, kryeministri e ka të obliguar që zyrtarisht ta merr pushimin, ta deklarojë pushimin dhe ta dinë qytetarët e Kosovës që kryeministri është në pushim.

    Seminari që ka qenë në Athinë ka zgjatë vetëm një ditë, dhe ne po flasim për kreyministrin që është në Athinë. Realisht Kurti ka fluturuar dje me Nicë të Francës dhe është vendosur në Kana në një hotel. Dmth ka arritur në Nicë në 19:45. Dhe nuk ka shkuar zyrtarisht, por ka shkuar në festivalin e filmit në Kanë”, tha Haliti.

    Ai u ka bërë një pyetje pozitës, duke u thënë se pse nuk ka shkuar ministri i Kulturës në festivalin e filmit në Kanë, por ka shkuar kryeministri.

    “Pse nuk ka shkuar ministri i Kulturës por ka shkuar kryeministrit? Pozita të mos e informoni opinioni se kryeministri ka shku në një aktivitet kulturor nga pushimet në Athinë në Kana të Francës. Nëse nuk është kështu atëherë le ta demantojë dikush”, tha Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!