Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, nga Prekazi tregoi arsyen e mosbashkëpunimit me Qeverinë në shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Xhaviti tha se Qeveria aktuale e Kosovës ka fyer dëshmorët dhe asnjëherë nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre.
“Unë dua ta sqaroj edhe një herë që Qeverisë i kemi ofruar bashkëpunim në fillim, nuk ka qenë e gatshme t’i nderojë dhe respektojë dhe t’i marrë parasysh të gjitha ato që i kemi siguruar e sugjeruar, por arsyeja pse nuk kemi jemi bashkë në shënimin e Epopesë së UÇK-së është sepse ne si organizata kemi mendu dhe vepru që mos t’i fyejmë dëshmorët.
Ne i çmojmë dhe respektojmë institucionet, pro brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK që e kanë fy luftën dhe kanë bërë përpjekje me njollosë këtë luftë dhe të cilët kanë bashkëpunu me prokurorinë, me Gjykatën Speciale që ne sot t’i kemi në Tribunalin e luftës ish udhëheqësit e UÇK-së
Jashari tha se fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre. Ai përmendi edhe deklaratat e Donika Gërvallës e Ministrit, Hekuran Murati./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.