×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaxhai e gjen nipin e tij pa shenja jete në banesë

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 14:14

    Policia e Kosovës përmes raportit policor ka njoftuar se dje është gjetur një person i vdekur, në Mitrovicë.


    Rasti ka ndodhur të hënën, ku xhaxhai i viktimës e ka gjetur atë në banesën e tij pa shenja jete, shkruan Reporteri.net

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar nga axha i tij ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me kërkesë të familjarëve pasi viktima kishte qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune trupi i pajetë i tij iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili rekomandon që rasti të shkoj në procedurë të rregullt

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!