Xhelal Sveçla: Agim Veliu në Podujevë ishte sundues

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka folur për fitoren e djeshme të Shpejtim Bulliqit në Podujevë.


Ai tha se fitorja e VV-së në këtë komunë ishte referendum, derisa nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun e ka quajtur sundimtar.

“Zoti Veliu ishte sundues, në zgjedhëm shërbyes për qytetarët. Po them sundues duke e pas parasysh sistemin e vjetër dhe të mentalitetit qeverisës. Pra, smund t’i quash me emër tjetër kur i sheh sa gjatë kanë qeverisur”, tha Sveçla, në emisionin “Imazh” të RTK-së.

Ai shtoi se qytetarët llapjanë e përqafuan konceptin e VV-së në mënyrë plebishitare.

“Ne e kishim kandidat deputetin e VV-së. Qeverisja e kaluar duke parë rezultatin dhe humbjen e zgjedhjeve, ata nxitën tensione. Edhe incidenti ishte provokim i tyre. Në panikë e sipër duke mos pasur mundësi që të ofronin alternativë tjetër, atëherë ata zgjodhën rrugën e të fortit”, tha Sveçla duke komentuar incidentit e dy ditëve para zgjedhjeve në Podujevë.

Sipas tij, qytetari këtë qasje e dënoi me votë.

“Ky rezultat reflekton disponimin edhe në tërë Kosovën. Qytetari është vetëdijesuar dhe më s’po pranon fjalë boshe, qytetari po kërkon qeverisje të drejt dhe atë VV-ja e ka premtuar”, theksoi ai.

Ish ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme shtoi se qeverisja nëntëmujore e Bulliqit në Podujevë do të ndikojë që të merr besimin edhe për një mandat të ri katërvjeçar.

Sa i përket asaj se çfarë ndikoi në fitoren e VV-së, Sveçla tha se themeli i fitores është koncepti ndryshe i kësaj partie karshi partive tjera.

“Ka edhe një lloj hakmarrje ndaj tradhtisë që LDK-ja i bëri Podujevës. Komunën dëshirojmë t’ia kthejmë qytetarëve”, tha Sveçla.