×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Svecla e ideoi heqjen e grilave para Qeverisë

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 14:38

    Objekti i Qeverisë së Kosovës tani është i ekspozuar tërësisht në sheshin kryesor të Prishtinës, pasi rrethojat që ishin vendosur për shkaqe sigurie janë hequr.


    E ideimin e këtij plani e ka bërë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Svecla, shkruan Reporteri.net.

    Kjo gjë konfirmohet në një dokument zyrtar të MPB-së, ku tregohet saktësisht që Svecla ka dalur në vendin e ngjarjes.

    “Ekipi i NJVKRR-së ka dal në terren ku drejtpërsëdrejti nga zv.ministri i MPBAP-së, z. Sfecla dhe zyrtarët e Administratës Publike, ka marrë informatat ideore se ku planifikohet të shtrihet hapësira për kalimin e këmbësorëve dhe menjëherë ka filluar me kujdes t’i analizojë informatat në dispozicion sa i përket sigurisë së tre (3) objekteve të institucioneve kryesore të vendit e posaqërisht sigurinë e këtyre objekteve në rast se vendoset që hapësira për kalimin e këmbësorëve të realizohet”, thuhet në këtë dokument.

    E në këtë këtë dokument që e ka siguruar Expres, ndër të tjera thuhet se drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kërkuar që këto grila të mos hiqen për shkaqe sigurie.

    Sidoqoftë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se grilat janë hequr për shkak se nuk ka rrezik./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!