Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se Kosova ka Policinë më të vjetër në rajon dhe pritet që në Kuvend të shkojë Ligji për Pensionim të Parakohshëm të policëve.
“Me këtë ligj do të afektohen rreth 2 mijë policë“, tha ai.
Tutje ai ka sqaruar se si parashihet të rregullohet ligji.
“Një zyrtar policor i cili mbush 55 vjet kalon në pensionim të parakohshëm llogaritet diku rreth 60% të rrogës e merr si pension”, ka thënë Sveçla në emisionin “KALLXO Përnime”.
Sveçla ka folur po ashtu për shkarkimin e Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillovën dhe problemet e Policisë së Kosovës.
“Shillova nuk është shkarkuar, por është transferu në një drejtori tjetër. Largimet janë bërë nga Policia e Kosovës”, ka thënë Sveçla.
Sveçla ka potencuar se problemi nuk është ligji, por zbatueshmëria e tij.
“Kanë ndodhur transferime, pasardhësit do t’i zgjedhë prapë Policia e Kosovës. Ndërsa kriteret përcaktohen me ligj. Nuk kemi problem me kriteret, sa kemi problem me zbatueshmëri” , ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.