×
  • Lajme
  • Lajme / Ministri i Brendshëm

    Xhelal Sveçla publikon foto duke lundruar në Liqenin e Ujmanit

    Reporteri
    12 Maj 2024 | 18:26

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës e kanë kaluar këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka përmendur pasuritë natyrore të Kosovës, ndërsa ka publikuar foto duke lundruar, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.

    Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë.

    Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!