Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është duke qëndruar për një vizitë në Francë.
Sveçla ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, Policisë Kombëtare dhe Xhandarmërisë Franceze, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ka kërkuar mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Gjatë vizitës sime në Paris, takova përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Policisë Kombëtare dhe Xhandarmërisë për ta diskutuar progresin tonë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përsërita rëndësinë e mbështetjes së Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të hapur për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
During my visit in Paris I met with representatives of @Interieur_Gouv @PoliceNationale@Gendarmerie to discuss our progress in fighting organized crime and corruption. I reiterated the importance of France's support for visa liberalization for Kosovo. Looking fwd to future coop. pic.twitter.com/FzUJDAhxK2
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) May 12, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.