×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Sveçla tregon se a do të vendosen refugjatët afganë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 14:37

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.


    Sveçla ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-të dhe përfaqësuesit e NATO-s për lokacionet ku shtetasit afganë do të strehohen përkohësisht.

    Ai ka thënë se janë gjasat minimale që ata të strehohen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, siç është përmendur më parë, shkruan Reporteri.net.

    “Ne jemi koordinim të vazhdueshëm me SHBA-të, dhe me përfaqësuesit e NATO-s në mënyrë që atë që kemi deklaruar në vazhdimësi se jemi aleatë dhe partnerë strategjikë të jemi pjesë e lehtësimit të situatës për këtë pjesë të shtetasve afganë. Qendra e Studentëve ka qenë një prej alternativeve që gjasat për të ndodhur janë minimale. Kosova ka kapacitete shumë të vogla për t’u marrë me situata të tilla të jashtëzakonshme. Gjasat që shtetasit afganë të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale”, u shpreh Sveçla në një konferencë për media. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!