×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhemaili: Gjendje e rënduar e familjeve me asistencë sociale

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 10:00

    Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili ka thënë se masat për parandalimin e pandemisë e kanë rënduar shumë gjendjen e bizneseve të cilat operojnë në Gjilan.


    Xhemaili për ka thënë se në Komunën e Gjilanit janë të hospitalizuar 9 pacientë, ndërsa raste aktive janë 69.

    “Në komunën e Gjilanit janë shëruar gjithsej 930 pacientë, raste aktive janë 69, ndërsa nga fillimi I pandemisë e deri sot janë të konfirmuara gjithsejtë 1044 raste. Po presim rezultatin edhe të 27 mostrave”, ka thënë Xhemaili, Aleanca.press.

    Ai ka thënë se Gjilani ka kapacitete të mjaftueshme në staf mjekësor dhe në mjete mbrojtëse për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

    I pari i shëndetësisë në Gjilan është i kënaqur me bashkëpunimin me institucionet shëndetësore në nivel vendi.

    “Bashkëpunimi me institucionet shëndetësore në nivel vendi, si dhe mekanizmat e tjerë siç janë; policia, Agjencioni i Emergjencave, Njësia e Zjarrfikësve, është në baza ditore në Qendrën Operative Emergjente (QOE), dhe deri sot është në nivelin e duhur”, ka shtuar Xhemaili.

    Ai ka thënë se në Gjilan janë të licencuara 5 laboratorë privat të cilët i bëjnë testet serologjike.

    “I kemi të licencuara 5 laboratorë privatë për teste serologjike, dhe krahas IKShPK-së, raportet e tyre I dërgojnë edhe në QOE”, ka përfunduar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!