×
  • Lajme
  • Lajme

    Z-Mobile e çon sërish në Arbritrazh Telekomin, mund t’ia marrë miliona euro

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 17:08

    Z-mobile e ka dërguar sërish në arbitrazh Telekomin e Kosovës.


    Sipas informatave që posedon KTV, Z-Mobile më 22 tetor e ka dorëzuar padinë për ndërprerje të bashkëpunimit.

    Z-Mobile kishte paralajmëruar në korrik të këtij viti se do ta dërgoj në arbitrazh Telekomin e Kosovës, pasi kjo e fundit kishte njoftuar se nuk do ta vazhdojë kontratën me ta, pasi që sipas tyre, nuk i kishte pranuar kushtet e tyre për kontratën e re.

    “Vazhdimi i kësaj kontrate ka qenë në dobi të Telekomit, të konsumatorëve të Kosovës dhe zhvillimit të një tregu cilësor dhe konkurrent. Telekomi, duke vepruar në kundërshtim me obligimin për mirëbesim, ka zhvilluar kampanjë publike për devalvimin e bashkëpunimit komercial me Z Mobile, gjë që nuk e kemi pritur. Megjithatë, ne besojmë që këto veprime të Telekomit nuk i sjellin asnjë dobi as Telekomit as tregut të telekomunikacionit në Kosovë”, deklaron “Z-Mobile”.

    Në situatën e tillë, “Z Mobile” kishte thënë se, “duke u vënë para aktit të kryer për shkak të mosbashkëpunimit të partnerit, i mbetet pak mundësi të zgjidhjes përveçse ndjekjes së rrugëve ligjore, duke mos përjashtuar inicim të procedurës së arbitrazhit ndaj Telekomit”.

    Ndryshe, vlen të theksohet se Z-Mobile e kishte dërguar edhe më herët Telekomin në Arbitrazh, mirëpo ishte tërhequr nga milionat që mund t’ia merrte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!