×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaev pret në shtëpinë e tij kryeministrin Haradinaj

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 23:32

    Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është pritur nga homologu i tij nga Maqedonia Veriore, Zoran Zaev, shkruan Reporteri.net


    Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ai së bashku me bashkëshorten e tij Anitën u pritën nga kryeministri Zaev dhe gruaja e tij Zorica në shtëpin e tyre.

    Haradinaj ka thënë që mes tyre ishte zhvilluar një bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve.

    Postimi i tij i plotë:

    ”Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!