×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha: Ftyrën e Daçiqit e keni në Vetëvendosje

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 18:50

    Anëtari kryesisë së Nisma-s Zafir Berisha, ka deklaruar se nëse qytetarët donë të votojnë për kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duhet të votojnë Vetëvendosjen.


    I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai tha se dyshon në veprimtarinë që ka pasur Haki Abazi në Beograd, dhe se ai është fytyra e Daçiqit.

    “Haki Abazi për 11 vjet ka qenë me zyre në Beograd dhe unë kam të drejtë të dyshoj për misionin e tij në Kosovë. Ftyrën e Daqiqit e keni në Vetëvendosje. Dhe nëse jeni për fytyrën e Daçiqit, atë e keni Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai në T7

    Përndryshe, Berisha ka folur edhe për zgjedhjet, me ç’rast ka thënë se Nisma do të shkojë e vetme në to.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!