Aktivistja Zana Avdiu është kërcënuar me heqje koke, pas deklaratës së saj për gjestin që bëri Granit Xhaka në ndeshjen Zvicër-Serbi, e cila e cilësoi si një gjest prej rrugaçi.
Sipas avokatit të saj, Arianit Kocit, personi që e ka kërcënuar është Rexhep Xhemaili nga Bujanoci, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Koci ka publikuar edhe një video të Xhemailit, ku ai dëgjohet duke thënë për Avdiun “ata me pas ngat unë, me krye ja pres me krejt”.
Më pas, Xhemaili ka kaluar edhe në ofendime të rënda ndaj Avdiut.
“… une si ta takoj ato, kom me e hjeke. Edhe le t’me denoncoj ne polici, shtet, kudo. Une jam Rexhep Xhemaili nga Bujanovci”, thotë tutje Xhemaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.