×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhen vendet e rajonit, Kosova në pritje të reshjeve të borës

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 10:19

    Vendet e rajonit janë përfshirë nga reshje bore teksa temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme.


    Në viset malore të Sllovenisë qysh para dy ditësh, ra rënë bora e parë e bollshme.

    Njëjtë ka ndodhur edhe në Kroaci, gjersa gjatë mëngjesit të sotëm është zbardhur edhe Serbia, shkruan Reporteri.

    Temperaturat në rajon kanë zbritur nën zero.

    Gjatë kësaj jave, konkretisht nesër, në viset malore edhe në Kosovë priten reshje bore.

    Sipas Prishtina Weather në mëngjes të ditës së nesërme do të ketë reshje lokale shiu të cilat do të pushojnë deri në orët e pasdites.

    Rrebeshe shiu priten përreth viseve malore ndërkohë që në zona të larta malore mbi 2000m priten edhe reshje bore.

    Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten më mes 9C deri 15C, e në vise malore 7C deri 15C.

    Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 8-17m/s, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s. Indeksi UV: 3.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!