×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohen detaje të reja për vrasjen në Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 20:52

    Pas një konflikti në mes dy zyrtarëve policorë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, një person është vrarë dhe tre janë plagosur.


    Kjo ngjarje si nëpër filma ndodhi në tregun e Gjelbër në Mitrovicë.

    Persona që po qëllojnë kundër njeri tjetrit janë policë të Kosovës.

    Pas një mosmarrëveshje, u përdorët armët e zjarrit me crast një person mbeti i vdekur, tre të tjerë u plagosen; ndër ta një kalimtar rasti.

    I riu që ndërroi jetë është një 27-vjeçar.

    Rastin e konfirmoj edhe zëdhënësi për media nga Policia e Kosovës në Mitrovicë Avni Zahiti.

    Dyshohet se fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mpreht, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë  revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba.

    Dhe kishte plagosur edhe një kalimtar rasti.

    Të gjithë të lënduarit u menjëherë u dërguan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

    Edhe pse nga televizioni T7 u kërkuan informacione mbi gjendjen e të plagosurve nuk mori përgjigjeje dhe gjendja e tyre nuk dihet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!