×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Zbulohet një rast i dhunimit në Obiliq, viktima shtatzënë kërkoi ndihmë në QKUK

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 10:23

    Një person është arrestuar dje pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua në Obiliq, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se rasti u zbulua pasi viktima që ka mbetur shtatzënë kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunim’

    Është marr informata se  në QKUK është pranuar viktima femër shtatëzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!