×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet shkaku i zjarrit në Gjykatën Themelore të Pejës

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 11:12

    Gjykata Themelore e Pejës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje rreth zjarrit që përfshiu mbrëmë një pjesë të kësaj gjykate.


    ” Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale në pajisje teknike përfshirë kompjuterë, printer si dhe tavolina dhe karrige. Lëndët që kanë qenë nëpër dollapë nuk janë dëmtuar. Të vetmet lëndë që zjarri i ka prekë kanë qenë disa lëndë me Kërkesa për Shlyerje të Dënimeve si dhe Regjistri i këtyre lëndëve por lëndët bazike të këtyre kërkesave nuk janë dëmtuar pasi që të njëjtat gjenden në arkivin e gjykatës”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu thuhet se shkaku i zjarrit është aksidental dhe se janë bërë hetime nga ana e zjarrfikësve dhe policisë të cilët do të dalin me raport përfundimtar.

    Ju informojmë se mbrëmë, rreth orës 23:15, zjarri ka kapluar një pjesë të përdheses së objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, më saktësisht Zyrën e Shkrimores Civile.

    Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale në pajisje teknike përfshirë kompjuterë, printer si dhe tavolina dhe karrige. Lëndët që kanë qenë nëpër dollapë nuk janë dëmtuar. Të vetmet lëndë që zjarri i ka prekë kanë qenë disa lëndë me Kërkesa për Shlyerje të Dënimeve si dhe Regjistri i këtyre lëndëve por lëndët bazike të këtyre kërkesave nuk janë dëmtuar pasi që të njëjtat gjenden në arkivin e gjykatës.

    Shkaku i zjarrit është aksidental për të cilën është bërë edhe hetimi nga ana e zjarrfikësve dhe policisë të cilët do të dalin me raportin e tyre përfundimtar lidhur me këtë rast.

    I sigurojmë qytetarët të cilët kanë procedura të hapura civile në Gjykatën tonë se lëndët e tyre nuk janë përfshirë nga zjarri dhe nuk janë të dëmtuara andaj, edhe proceset gjyqësore do të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

    Fatmirësisht, dëmet e shkaktuara janë të natyrës materiale dhe jo shumë të mëdha.Gjykata nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve për disa orë në ditën e sotme deri në pastrimin e saj por që kërkesat urgjente do të pranohen. Gjykata do të vazhdojë punën e saj normale pas pastrimit të Gjykatës. Për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!