Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë, Kushtrim Xhemaili ka thënë se përveç nëndegës së parë të PDK-së e cila dje iu bashkua vizionit të AAK-së dhe kandidatit për kryetar, Daut Haradinaj, pritet shpejt që të bashkohen edhe personalitete tjera të shquara në Kryeqytet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Xhemaili ka thënë se nëndega e parë që dje iu bashkua AAK-së, është ndër nëndegët më të suksesshme dhe më aktive në Kryeqytet.
“Dje, vizionit tonë për Prishtinën që e duam iu bashkua edhe Nëndega e parë e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega e Lagjes së Spitalit. Kjo nëndegë e udhëhequr nga z. Fetah Sopi është njëra ndër nëndegët më të sukseshme dhe më aktive në Kryeqytet, e cila prej tash e tutje të gjithë kapacitetin e saj si nëndegë do ta vë në dispozicion të vizionit tonë, që Prishtina të jetë e para me Daut Haradinajn Kryetar”, ka shkruar Xhemajli.
Postimi i plotë:
Dje, vizionit tonë për Prishtinën që e duam iu bashkua edhe Nëndega e parë e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega e Lagjes së Spitalit. Kjo nëndegë e udhëhequr nga z. Fetah Sopi është njëra ndër nëndegët më të sukseshme dhe më aktive në Kryeqytet, e cila prej tash e tutje të gjithë kapacitetin e saj si nëndegë do ta vë në dispozicion të vizionit tonë, që Prishtina të jetë e para me Daut Haradinajn Kryetar.
Falënderim i veçantë për të gjithë aktivistët dhe personalitetet e ndryshme të Kryeqytetit që po na bashkohen në rrugëtimin tonë drejt fitores në Prishtinë.
Gjatë diteve në vazhdim, ekipit tonë do t’i bashkohen edhe personalitete të shquara nga Prishtina.
#EparaPrishtina