Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket prioriteteve në raport me dialogun me Serbinë.
“Prioriteti kryesorë vazhdon të mbetet sigurimi i vaksinave dhe luftimi i pandemisë. Ne nuk jemi kundër dialogut. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë dhe me parime, me kornizë të përcaktuar paraprakisht ashtu që të dihen synimet e këtij procesi”, deklaroi Kryeziu në RTV Dukagjini.
Ai thotë se është e pritshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të kërkojnë dialog.“Është brenda përgjegjësive të tyre që të kërkojnë vazhdimin e dialogut. Qeveria e Kosovës është e gatshme që të mbrojë interesat e shtetit të dialog”, tha ai.
Zëdhënësi i Qeverisë thotë se në të gjitha letër urimet që kanë ardhur nga jashtë, prioritet ishte pandemia, reformat në drejtësi, reformat e integrimeve evropiane.Sipas tij në këto letra është përmendur edhe dialogu por jo me ndonjë peshë të madhe.
“Kanë rëndësi paragrafët se ku përmendet dialogu”.
Kryeziu thotë se kjo qeveri e ka dialogun me seriozitet për dallim nga qeveritë tjera.“Qeveria është duke ja dhënë seriozitetin e nevojshëm trajtimit të dialogut. Deri më tani dialogu vazhdimisht është trajtuar me prioritet por jo me seriozitet”, tha ndër të tjera Përparim Kryeziu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.