×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti ka vetëm 18 këshilltarë dhe 5 zyrtarë

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 18:19

    Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka shkruar në profilin e tij në Facebook në lidhje me një raportim ku jepeshin 23 emra të këshilltarëve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.


    Kryeziu ka deklaruar që raportimi i bërë është “i pasaktë” e madje ka interpretuar edhe motivin duke shtuar se “ishte qëllimisht i pasaktë”.

    Në mesin e këtyre emrave ishte edhe ai i Kryeziut, që kryen funksionin e zëdhënësit, por edhe emrat e asistentëve, fotografëve e të tjerëve.

    Kryeziu ka deklaruar se Kurti i ka të emëruar 18 këshilltarë politikë, prej të cilëve sipas tij “4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë”.

    Kujtojmë që pjesë e njerëzve që këshillonin Kurtin ishte edhe Shkëlzen Gashi, i cili ishte shkarkuar muajin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!