×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësja e BE-së: Veç Mogherini udhëheq dialogun, Kosova ta heqë taksën

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 10:05

    Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciq, ka theksuar se vetëm Federcia Mogherini është ndërmjetësuese në dialogun Kosovë Serbi, duke mohuar kështu një nivel tjetër bisedimesh nën “patronatin” e kancelares Merkel dhe presidentit Macron.


    “Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetëse në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ajo për Novostin, transmeton Reporteri.net.

    Sipas Kocijanciq, kontaktet e zyrës së Mogherinit me palët po vazhdojnë, dhe ajo shpreson se edhe në takimin e Brdo-Brionit në Tiranë ka shpreh gatishmërinë për rifillimin e dialogut, por për këtë ka kërkuar shfuqizimin e taksës.

    “Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, përfaqësuesja e lartë evropiane do të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Brdo-Brionit në Tiranë më 8 dhe 9 maj. Ajo është e gatshme ta hap përsëri dialogun. Gjithashtu është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë taksën për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut”, ka thënë ajo.

    Mirëpo, zëdhënësja e BE-së e vlerësoi kontributin e Francës e Gjermanisë, duke thënë se ky ishte një sinjal për përkushtim të përbashkët për mbështetjen e dialogut.

    “Takimi dha një sinjal të rëndësishëm për përfshirjen e dy shteteve anëtare, Gjermanisë dhe Francës, së bashku me të tjerët, për të vazhduar, dhe me më shumë përkushtim, të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Kocijanciq.

    Ndryshe, Federica Mogherini është sulmuar së fundmi nga kryeministri Ramush Haradinaj për, siç thjotë ai, devijim të dialogut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!