×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Thaçi në Komision e mbajti topin gjithë kohën dhe i dribloi një nga një

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 17:59

    Deputeti Milaim Zeka, ka shkruar në profilin e tij në Facebook lidhur me paraqitjen e presidentit Thaçi para Komisionit Hetimor për Dëbimin e Gylenistëve, duke thënë se presidenti ka mbajtur topin tërë kohën dhe i ka dribluar një nga një anëtarët e komisionit.


    Sipas Zekës ky komision hetimor për rastin e gylenistëve, nuk ka pasë për qëllim marrjen e informacionit nga ana e Presidentit Thaçi, po shfryerjen e inateve personale ndaj tij.

    Ai po ashtu tha se askush nga anëtarët e komisionit nuk ka ditë të bëj asnjë pyetje.

    Statusi i tij i plotë:

    Komisioni nuk ka pas qellim informimin nga Presidenti

    Komisioni hetimor per rastin e gylenisteve, nuk ka pas qellim marrjen e informacionit nga ana e Presidentit Thaçi, po shfryerjen e inateve personale ndaje tije.
    Duke e kuptuar qellimin e kesaj loje, Presidenti e mbajti topin gjithe kohen, edhe i drbloi nje nga nje. Rezultati zero. Dikush bravo ketije, e dikush atije.

    Edhe njehere deshmuam se nuk dime çka jane institucionet shteterore. Nuk i respektojme ato, edhe mbi te gjitha, qysh bre asnje pyetje nuk diti kush me ba? Psh: Ku ishit ne ato momente? Kush ua dha lajmin i pari? Si reaguate? Çfare masash keni marre? A ka qene debimi logjor? Nese jo, kend e keni ndeshkuar per kete?Etj, et

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!