×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Vetëm koalicioni VV-PDK mund ta shpëtoj vendin, ose zgjedhjet e parakohshme parlamentare

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 8:15

    Ish- deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka folur për situatën politike në vend.


    Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme në të cilën ndodhet vendi, është formimi i një koalicionintë ri ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së.

    ”Vendi ka nevojë për një Qeveri stabile. E këtë qeveri mund ta krijojnë vetëm VV e PDK”, tha ai në T7

    Në të kundërtën sipas tij, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Milaim Zeka insiston se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pasur takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale.

    Zeka ka theksuar se nëse Kurti nuk e bën qeverinë me PDK-në, atëherë sipas tij, mund të formohet edhe një qeveri nga LDK-AAK dhe Nisma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!