×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Do të mbyllen edhe komunat tjera nëse ka rritje të rasteve me Covid

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 14:53

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar mbylljen e komunave të tjera nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me COVID-19.


    “Bashkë me IKSHPK-në po përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike, bazuar në hartën e rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ai ka thënë se masat e reja që Qeveria mori mbrëmë për të ndaluar hyrjet daljen në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime po respektohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!