×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj i kundërpërgjigjet Rakës: Dikush po ka dëshirë dhe arsye ta keqpërdor mënyrën e komunikimit

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 14:12

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur mikrobiologut Lul Raka, i cili dje tha se s’është konsultuar lidhur me lirimin e masave kufizuese.


    Gjatë një vizite në komunën e Vitisë, Zemaj tha se nga Bordi ku kryesues është Raka merr këshilla sa herë që ka nevojë si ministër, por se institucion zyrtar është Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë dhe se duhet të bëhet dallimi.

    “Bordi është një trup e formuar nga unë, nga e cila marrë këshilla sa herë kam nevojë si ministër. Si institucion zyrtar është IKSHPK dhe MSH, duhet të bëhet dallimi. Dikush po ka dëshirë dhe arsye ta keqpërdor mënyrën e komunikimit”, tha Zemaj.

    Ndryshe, Raka dje ka thënë se si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.

    “Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, ka shkruar Raka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!