×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më vonë” – Zemaj largohet nga QKUK-ja, nuk flet për vdekjet e fundit

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 12:31

    Policia e Kosovës sot ka bllokuar hyrjet për në Klinikën Infektive në QKUK, kjo pas rritjes së numrit të rasteve të vdekjes me Covid-19.


    Atje është parë duke hyrë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili më pas është larguar pa dhënë ndonjë sqarim para gazetarëve.

    Dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

    Ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Infektivës duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

    Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!