×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale, shumica e kryetarëve aktual u nominuan për t’u rikandiduar

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 20:27

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj, ka folur pas mbledhjes që mbajtën ku temë kryesore diskutimi kishin zgjedhjet lokale dhe propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash.


    Ai ka thënë se shumica e kryetarëve aktualë vetëm se janë rikandiduar për të garuar sërish.

    “U dha vlerësimi për disa komuna për avancimin e tyre. Ishte një numër i të nominuarve që e morën edhe përkrahjen e Kryesisë dhe për këtë do të lëshohet një deklaratë e plotë”.

    Zemaj ka thënë se edhe organizimi nëpër degë dhe avancimi i LDK-së për zgjedhjet lokale të vjeshtës ishin temë diskutimi.

    “Ka besim të plotë se LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!