×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në aksion për inspektimin e masave anti-COVID

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 12:12

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se mbrëmë bashkë me Inspektoratin qëndror dhe atë lokal dhe me Policinë e Kosovës, ishte në terren për të parë nga afër nëse po zbatohen masat tashmë të ashpërsuara.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj tha se për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ai ka thënë se lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e  të gjithëve.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!

    Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!

    Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!

    Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

    Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!

    https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3264058890307635/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARC56sJ_Ui8vSKR3c7xEbuSSnqb1G68624w6ZHpcF7RCiNETOUnoV49yQnl1yj56KLk8jxK3gNS1peLOC6tWCFUVW9OtS6N5lkCoL7cctdnDyT3qf4qrsi1pjh5N6joiE1oXJI-NBLaPYNPaEVXc6BYYrhjnNGdE_AbCdKjaACDOJnS8IDncXdCRNbiPnNAhxRjzUMVP987zXqbR9LC4ho5ddePag77E_iHQpGbOkx5eqFok84MwQkqJrV9aEAP6rg2xIAi9YnQXn0LhwliD_yHF42OrTPqn6vmGrNGxTiU8-77roH3oDONUAOghmD6jRCpTWBKIpHDKjWalNlGC67dhUaXUGx3luLaP0iFp0UTyq2wb-nOhumI&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!