×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj reagon pas vdekjes së 71-vjeçarit nga Vushtrria si pasojë e COVID-19

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 9:36
    Deputeti i LDK'së, Armend Zemaj

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas vdekjes së 71 vjeçarit nga Vushtrria, si pasojë e koronavirusit.


    Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Zemaj iu ka shprehur ngushëllime familjes, me ç’rast bëri thirrje për kujdes, shkruan Reporteri.net.

    Nga 8 shkurti deri më 6 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.194 raste, ndërsa janë regjistruar 31 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 884 pacientë të prekur nga Covid-19.

    Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 279.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3107388235974702&id=501036319943253

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!