×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Tash për tash, situata në spitale është stabile

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:34

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot drejtorët e spitaleve të përgjithshme si dhe ato të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, për t’u njohur me gjendjen e spitaleve dhe përgatitjet për situatën epidemiologjike.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se tash për tash situata në spitale është stabile, por që duhet të jemi të vëmendshëm, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë për shkak të virusit dhe nuk mund të bëhet asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve në Spitale e as QKUK.

    “Tashmë kur po hyjmë në një fazë të re të përgjegjësisë, pres nga secili përgjegjës që të jetë në nivelin e duhur, rritmi i punës nuk do të ulet, puna do të vazhdoj me përkushtim të shtuar.”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Po ashtu Zemaj ka thënë se spitalet e përgjithshme në asnjë moment nuk mund ta ngarkojnë QKUK-në duke udhëzuar rastet.

    Sipas tij, pacientët që mund të marrin trajtimin e duhur në spitalet rajonale, duhet të mbesin aty.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Kam takuar drejtorët e spitaleve të përgjithshme si dhe të ShSKUK-së, për t’u njohur me gjendjen e spitaleve si dhe përgatitjet për situatën epidemiologjike. Tash për tash, situata në spitalet tona është stabile, por, jemi të vëmendshëm.

    Përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë, për shkak të virusit. Asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve nuk mund të bëhet në spitale e as QKUK.

    Spitalet e përgjithshme në asnjë moment nuk mund ta ngarkojnë QKUK-në, duke udhëzuar rastet. Pacientët që mund të marrin trajtimin e duhur në spitalet rajonale, duhet të mbesin aty.

    Llogaridhënia me transparencën janë të pandashme në punën tonë ditore, ky është edhe detyrimi i secilit menaxher e drejtues në sektorin publik.

    Tashmë kur po hyjmë në një fazë të re të përgjegjësisë, pres nga secili përgjegjës që të jetë në nivelin e duhur, rritmi i punës nuk do të ulet, puna do të vazhdoj me përkushtim të shtuar.

    Kemi shtuar edhe 200 mjekë si dhe 375 staf mbështetës të fushave të ndryshme, ndërsa në specializime edhe rreth 1500 mjekë të tjerë.

    Bashkë ia dalim!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!