×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thotë se janë gjobitur disa politikanë që nuk respektuan masat anti-Covid gjatë fushatës në Podujevë

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 18:21

    Ndërsa qytetarët dënohen çdo ditë, qoftë edhe për mosvendosje të maskës në vetura kur janë disa persona, politikanët në anët tjetër çdo ditë shihen në ahengje të ndryshme, por jo vetëm pa maska e pa respektuar distancën.


    Edhe gjatë fushatës zgjedhore që u mbajt gjatë kësaj javë në Podujevë është parë se si politikanët kanë qëndruar grumbull duke mos respektuar thuajse fare masat anti-Covid.

    Por ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po sonte nga Podujeva, ndërsa ka folur për këtë çështje ka thënë se janë dënuar disa politikanë që nuk respektuan masat anti-Covid, por nuk dha emra, pra nuk tregoi se kush janë dënuar, shkruan Reporteri.net.

    “Podujeva dhe Mitrovica e Veriut janë në rrezikshmëri të lartë. Kemi pa nga politikanë të ndryshëm që nuk kanë repektuar masat. Ka pasa gjoba edhe ndëshkime, policia ka qenë e vëmendshme, por edhe inspektorët sanitarë”, ka thënë Zemaj.

    Ministri Zemaj nuk e përjashtoi mbylljen totale të vendit, por tha se ky është opsioni i fundit, megjithatë pohoi se do të respektohen ato vendime që i nxjerrin inspektorët shëndetësorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!