Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja me COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka bërë me dije se sot në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores të rasteve të infektimeve, sot, në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave, por duke mbetur të gjithë të përkushtuar dhe vigjilent”, ka shkruar Zemaj.
Ndryshe, sot janë konfirmuar edhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Rezultatet kanë dalë nga 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.