×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Vendet në rajon dhe Evropë po përballen me rikthim të infeksionit, ne duhet shtuar kujdesin

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 11:00

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar për vizitë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pasi që nga sot aty ka filluar rikthimi i shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive.


    Zemaj në një konferencë për medie, bashkë me drejtuesit e SHSKUK-së, ka thënë se deri te ardhja e këtij vendimi për lejimin e këtyre shërbimeve ka ardhur si rezultat i situatës së qetë epidemiologjike në vend.

    “Kjo periudhë e pandemisë nuk ka qenë e lehtë, vazhdon të jetë sfiduese. Të vazhdojmë të respektojmë masat dhe t’i zbatojmë vendimet, vetëm kështu mund t’i mundësojmë personelit shëndetësorë që ta kryejnë punë e tyre me dinjitet. Me kthimin gradual të këtyre shërbimeve do të kemi rritje të efikasitetit por edhe të kujdesit të shtuar”, tha Zemaj.

    Ai shtoi se vendet e rajonit por edhe ato në Evropë janë duke iu ekspozuar rikthimit të infeksionit, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes edhe pas lirimit të disa masave dhe heqjes së kufizimeve.

    “Vendet e rajonit dhe ato evropiane janë duke iu ekspozuar rikthimit të madh të infeksionit, kujdesi jonë duhet të jetë më i shtuar. Lirimi i masave nuk nënkupton largim të tërësishëm të virusit, kjo na bënë që të jemi më të kujdesshëm dhe vigjilent në luftimin e këtij virusi”, u shpreh ministri Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!