×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësja e Hotit nesër shkon në Shqipëri, dakordohet për takimin e radhës të qeverive në Shkodër

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 20:27

    Zëvendeskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj do të zhvilloj nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.


    Më këtë rast ajo do të takoj homologun e saj zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.

    Agjenda e zëvendëskryeministres Balaj- Halimaj ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

    Ndryshe, Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverivë. Koordintaor kombëtar në qeverinë e kaluar Ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

    Ky i fundit pati insistuar në realizimin e disa marrëveshje me Shqipërinë siç ishin: Marrëveshja për roming, njohja reciproke e patent shoferëve, pika doganore e Kosovës në Durrës ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!