×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i Brendshëm: Rrezikshmëria e orët shtesë do të llogariten

    Reporteri
    05 Shkurt 2023 | 23:33

    Paralajmërime të shumta pati se si shkak i vendosjes së koeficientit 105, shumë zyrtarë policorë, mjekë e infermierë nuk do të kenë në fakt rritje page.

    Kjo për shkak se të njëjtëve thuhet se nuk do u paguhet fare rrezikshmëria, orët shtesë, puna gjatë festave, gjatë natës dhe vikendeve.

    Por zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra thotë se përveç pagës bazë, në ligjin për paga në sektorin publik ekzistojnë shtesa për kushtet e punës e shtesat për rrezikshmëri.

    Postimi i plotë i tij:

    Përveç pagës bazë, në ligjin për paga në sektorin publik ekzistojnë shtesa për :

    – kushte specifike të punës, e njohur po ashtu si shtesa për rrezikshmëri,

    – kushte tregu (profesione deficitare),

    – mjekët që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik,

    – shtesa e performancës (për ata që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në punë),

    Etj.

    Ekzistojnë poashtu kompensime për :

    – kujdestari,

    – punë jashtë orarit,

    – punë gjatë natës, fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare, etj.

    Pagat e shkurtit do të merren me ligjin e ri. Aktet nënligjore janë të gatshme dhe do mundësojnë zbatimin e ligjit.

    Mos e dëgjoni propagandën e atyre që nuk i duan reformat dhe rregullin në Republikën tonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!