×
  • Lajme
  • Lajme / Akuza

    Zëvendësministri i Vetëvendosjes: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 19:53

    Arbër Vokrrri, zëvendësministër i Pushtetit Lokal ka fajësuar ndërkombëtarët për nxitjen e trazirave në veri të Kosovës.

    Sipas tij, diplomatë e përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare kanë gisht në nxitjen e trazirave dhe për këtë ka thënë se vetë është dëshmitar.

    Ai madje e ka akuzuar me emër shefin e misionit të BE-së në Kosovë se njërit prej nxitësve të trazirave.

    “Pala ndërkombëtare, unë kam qenë vetë dëshmitar në disa situata që i ka nxitur vetë trazirat. Nuk po them patjetër të përmasave shumë të mëdha, por me deklarimet e tyre, me takimet e tyre kanë inkurajuar eksponentë të lidhur me Listën Serbe që të bëjnë trazira. Janë diplomatë ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, e kam përmendur edhe z.Orav, shefi i misionit të BE-së në Kosovë, si njëri nga nxitësit e një prej trazirave. Ka qenë pas atij incidenti, ku u grumbulluan një pjesë e aktivistëve politikë të veriut që njihe për sponsorizim nga shteti serb dhe e bënë një tollovi aty, pasi që përfundoi e tëra, e pashe në rrjete sociale se të njëjtit pak orë para se ta bënin këtë tollovi kanë qenë në takim me të, kjo është vetëm një prej shembujve”, ka thënë ai në KTV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!